×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Arrestohet një person, dyshohet për disa vjedhje

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Një 36-vjeçar është arrestuar sot në lagjen Emshir për disa vjedhje nga hetuesit policor  të stacionit Policor të Fushë Kosovës.

    Personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t’i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore.

    Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

    “Ndaj personit të dyshuar, J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, njofton PK.

    Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

    Njoftimi i plotë nga PK:

    Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

    Prishtinë 7 maj 2021 – Sot në lagjen Emshir, në Prishtinë, hetuesit policor  të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba  civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të  vjedhjeve.

    Bazuar në hetimet e deritanishme,  personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t’i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore.

    Ndaj personit të dyshuar :

    J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”,

    në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë.

    Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës. Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Sport19 Prill 2024
    Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për...
    Lajme19 Prill 2024
    Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më...
    Vip19 Prill 2024
    Fisnik Juniku, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Albania 1 dhe drejtues i “Shok Podcast”, ka zbuluar në një intervistë të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.