Një grua në kryeqytet ka raportuar në Polici se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se nuk ka pranuar që të kthehet në shtëpinë e tyre.
“Prishtinë 25.1.2020 – 18:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se nuk ka dëshiruar të kthehet me në shtëpinë e tyre. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.