×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prishtina Rozë” në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së martës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndriçuar me ngjyrë rozë objektet e Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Rinisë, Sahat Kullës, Katedrales, e tjera.

    Për dallim prej Kosovës, në shumë vende perëndimore, grave, sidomos në tetor, u kërkohet të shkojnë për të kryer mamografinë - ekzaminim me rreze X që përdoret për të zbuluar sëmundje të gjirit, si kanceri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se tani mamografia bëhet falas në gjithë vendin. Në foto: Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
    1Për dallim prej Kosovës, në shumë vende perëndimore, grave, sidomos në tetor, u kërkohet të shkojnë për të kryer mamografinë – ekzaminim me rreze X që përdoret për të zbuluar sëmundje të gjirit, si kanceri.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se tani mamografia bëhet falas në gjithë vendin.

    Në foto: Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

    Sipas zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, pothuajse gjysma e grave në Kosovë nuk janë të informuara për procedurat e detektimit të hershëm të sëmundjeve malinje. Sëmundje malinje janë, për shembull, kanceri dhe leukemia. Shkalla e informimit është më e ulëta në mesin e grave mbi moshën 55 vjeçare.  Në foto: Objekti i ndriçuar i Termokosit.
    2Sipas zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, pothuajse gjysma e grave në Kosovë nuk janë të informuara për procedurat e detektimit të hershëm të sëmundjeve malinje. Sëmundje malinje janë, për shembull, kanceri dhe leukemia. Shkalla e informimit është më e ulëta në mesin e grave mbi moshën 55 vjeçare.

    Në foto: Objekti i ndriçuar i Termokosit.

    Edhe pse prek edhe burrat, kanceri i gjirit është më i shpeshtë në mesin e grave. Në vitin 2022 u raportuan mbi 2.2 milionë raste të reja të kancerit të gjirit në mesin e grave në botë. Ndërkohë, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit, prej të cilave vetëm tre ishin burra. Në foto: Objekti i Termokosit.
    3Edhe pse prek edhe burrat, kanceri i gjirit është më i shpeshtë në mesin e grave. Në vitin 2022 u raportuan mbi 2.2 milionë raste të reja të kancerit të gjirit në mesin e grave në botë.

    Ndërkohë, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit, prej të cilave vetëm tre ishin burra.

    Në foto: Objekti i Termokosit.

    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në tetor, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, është mbajtur edhe ecja në Prishtinë. Në foto: Objekti i ndriçuar i Sahat Kullës.
    4Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në tetor, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, është mbajtur edhe ecja në Prishtinë.

    Në foto: Objekti i ndriçuar i Sahat Kullës. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.