[wp-story]

Lajme

Prishtina pritet të bëhet me Qendër për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge

Prishtina pritet të bëhet me Qendër për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge
17:15 | 20 Gusht 2019

Kryeqyteti së shpejti do të bëhet me qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

Kjo qendër do të kryejë shërbime të specializuara psikosociale, si dhe aktivitete të ndryshme për largimin e tyre nga rruga, raporton Front Online.

Përmes një publikimi në Facebook, drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunë të Prishtinës, Dren Kukaj ka thënë se pas shumë muajsh punë, arritën të nënshkruajnë marrëveshjen me Terre Des Hommes.

Ai ka shkruar se përmes kësaj marrëveshje, qyteti do ta ketë një qendër për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

“Kjo qendër përbën një mekanizëm mbrojtës për fëmijët që i shohim rrugëve të Prishtinës. Ata do i identifikojmë e pastaj do fillojmë të punojmë me ta dhe familjet e tyre. Qendra do ketë staf të specializuar në shërbimet psikosociale për fëmijë dhe do ketë shumë aktivitete që për qëllim kanë largimin e këtyre fëmijëve nga rruga përmes fuqizimit të familjeve të tyre.”, ka shkruar Kukaj./ Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera