×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina me reduktime të ujit, flet kryeshefi i KRU “Prishtina”

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Prishtina ditëve të fundit është duke vazhduar të përballet me reduktime të ujit të pijes, edhe pse niveli i ujit nëpër liqene e lumenjë është rritur, kjo pasi ka pasur rreshje të dendura të shiut dhe borës, të cilat janë duke vazhduar.

    Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa për Telegrafin ka thënë se reduktimet me ujë të pijes në disa zona të Prishtinës janë duke u bërë pasi ka turbullira në burime të ujit.

    Xhafa tha se turbullira e madhe në burime të ujit, ka bërë që liqeni i Badocit të jetë jashtë funksionit.

    Sipas tij, ata shpresojnë që sot rreth orës 15:00 të kthehet në normalitet situata e furnizimit me ujë.

    “Siç jeni informuar turbullira e madhe në burime të ujit në Liqene ka bërë që Badocin ta kemi jashtë funksionit. Po shpresojmë të kthehet në normalitet pas orës 15:00 nëse kemi mundëesi me rritë kapacitetet në trajtim”, ka thënë Xhafa për Telegrafin.

    Ndryshe, edhe nga ujësjellësi Rajonal KRU “Prishtina”, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, të premten në mbrëmje u detyruan që të ndërpresin në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi.

    Sipas njoftimit thuhet se Stafi i ITUP Badovc kanë arritur ta rikthejnë në punë sot, mirëpo me kapacitet minimal.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.