×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindon Sadriu: Në MPJ jam punësuar para se të martohesha me Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Burri i Vjosa Osmanit thotë se është punësuar në Ministri të Jashtme katër vjet para se të martohej me u.d e Presidentit.

    Prindon Sadriu, burri i ushtrueses së detyres së Presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi emri i tij është vendosur në krye të një liste që e ka publikuar RTV Dukagjini. Në këtë listë, sipas mediumit, gjendeshin të gjitha ata që kanë marre pozita në misione diplomatike dhe konsullore përmes lidhjeve politike.

    Sadriu thotë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme është punësuar para se të ishte në lidhje apo i martuar me Vjosa Osmanin.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Reagim ndaj lajmit tendenzion të RTV Dukagjini

    Me keqardhje jam informuar lidhur më një listë të cilën e paska publikuar RTV Dukagjini, respektivisht gazetari Ermal Panduri. Më vie keq që ky gazetar ka publikuar emrin tim në atë listë pa më kontaktuar fare dhe sqaruar rastin. Kjo tregon për tendencën e tij dhe të tjerëve të cilët kanë sponsorizuar atë listë. Sa për sqarim dhe risqarim të të gjithë atyre të cilët mund të bien pre e një tendencë të tillë gazetareske, unë nuk kam qenë i martuar e as në lidhje me Vjosën në korrik të vitit 2008 kur edhe jam punësuar në MPJ. Kurorëzimim me Vjosa Osmanin e kemi bërë në vitin 2012 dhe ajo ngjarje ka qenë publike. Pra plot katër (4) vite pas punësimit tim në MPJ.

    Më e pakta që pres nga ky televizion është një kërkimfalje publike për tendencën e tyre të qëllimshme për të njollosur Presidenten, u.d. dhe mua personalisht.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati për president, Bujar Osmani pasi realizoi të drejtën e tij, është shprehur se qytetarët kanë vendosur mes dy opsioneve – integrimit...
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet e shtata presidenciale....
    Lajme24 Prill 2024
    Shtatë ish-pjesëtarët e grupit “Çakallët”, janë dënuar me 56 vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Beogradit. Ata akuzohen për vrasjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.