Prindi tentoi ta sulmojë djalin 3 vjeç pas një mosmarrëveshjeje me gruan në Prishtinë
Pas një mosmarrëveshje me gruan, një burrë ka tentuar ta sulmojë fizikisht djalin e tyre 3 vjeçar.
Rastin në polici e ka lajmëruar gruaja e tij, përderisa i dyshuari ndodhet në arrati.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Prishtinë, 22.11.2020-14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka tentuar ta sulmon femiun e tyre 3 vjeçar mirëpo është ndaluar nga ankuesja. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati.