Qoftë nëse është fjala për ‘instalimin’ e vlerave tradicionale familjare apo thjesht për t’i regjistruar në një shkollë të mirë, shumë prindër i rrisin fëmijët për t’u bërë religjiozë me mendimin se kjo gjë është më e mira për ta
Por, siç duket kjo gjë nuk është aq e nevojshme, pasi që studimet tregojnë se fëmijët të cilët rriten pa mësime religjioze ia dalin mbanë – dhe, në disa fusha apo aspekte, edhe tregohen më të mirë sesa fëmijët religjiozë.
Në një shkrim të fundit të publikuar në “Los Angeles Times”, sociologu Phil Zuckerman shpjegon se ndryshe nga rritja e fëmijëve në një “vakuum moral”, ateizmi u mundëson atyre ta dallojnë më mirë të drejtën nga e gabuara. Ai ka zbuluar se edukimi sekular iu siguron fëmijëve themele të forta morali.
“Jeta në një familje jofetare është më e mbushur dhe prapëseprapë përmban vlera morale dhe rregulla etike. Në mesin e tyre gjenden edhe zgjidhja racionale e problemeve, autonomia personale, pavarësia e mendimit, shmangia e dënimit trupor, guximi për të vënë në pyetje gjithçka, si dhe, mbi të gjitha, mëshira”, ka shkruar Zuckerman.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se në familjet jofetare, morali kryesisht ka ‘prejardhje’ nga parimi i reciprocitetit të ndjeshëm – me fjalë të tjera, trajtoni tjerët siç dëshironi t’iu trajtojnë të tjerët. Kjo vlerë e domosdoshme nuk kërkon ndonjë qenie mbinatyrore për t’ia “detyruar” dikujt.
Profesori ka cituar edhe studime të ndryshme të cilat kishin zbuluar se tinejxherët ateistë ishin më tolerantë ndaj tjerëve, më pak të prirë për të qenë racistë, dhe më shumë të prirë për t’i mbështetur të drejtat e homoseksualëve dhe të barazisë gjinore.
Zuckerman tregon se ateistët kryejnë edhe më pak krime si të rritur – ku, sipas statistikave të Byrosë Federale të Burgjeve, më pak se 1 për qind e të burgosurve në SHBA janë ateistë, transmeton Telegrafi.