×
  • Vip
  • Vip

    Princi Harry dhe Dukesha Meghan, duan t’i japin fund urrejtjes online

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Çifti i famshëm mbretëror, Harry dhe Meghan, duan të shohin që fjalimet dhe deklaratat urryese të njerëzve online, të kenë përfunduar.

    Duka dhe Dukesha e Sussexit të cilët në fillim të vitit hoqën dorë nga obligimet e familjes mbretërore britanike, këto javët e fundit e kanë mbështetur lëvizjen “Black Lives Matter” si dhe po vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes ndaj shëndetit mendor, duke i ndihmuar edhe organizatat bamirëse të cilat i dedikohen këtij problemi, transmeton Koha.

    Por, së fundmi një burim i afërt i dyshes ka bërë të ditur se, Harry dhe Meghan, janë përkushtuar në betejën për t’i dhënë fund mesazheve e deklaratave me përmbajtje negative të cilat bëhen online, si dhe po e shfrytëzojnë organizatën e tyre të re joprofitabile, “Archwell”, e cila është emëruar sipas djalit të tyre 13 muajsh, Archie, për t’i përkrahur grupet për të drejtat civile dhe drejtësi racore.

    “Derisa jemi duke e zhvilluar organizatën ‘Archwell’, një prej çështjeve që ka zgjuar interesim të madh te Duka dhe Dukesha e Sussexit, është adresimi i deklaratave dhe postimeve negative online, dhe ne kemi punuar me grupe të ndryshme për të drejtat civile dhe racore, rreth këtij problemi. Gjatë javëve të fundit, kjo çështje është bërë edhe më e rëndësishme dhe, Harry e Meghan, kanë punuar shumë në inkurajimin e kryeshefave ekzekutiv anembanë globit që të qëndrojë në solidaritet me koalicionin e grupeve të drejtësisë civile dhe racore të tilla si: NAACP, ‘Color of Change’ dhe ‘Anti-Defamation League’, të cilat po bëjnë thirrje për ndryshime strukturore në botën tonë online,” citohet të ketë thënë një burim i afërt për revistën “People”.

    Ndërkohë, në fillim të këtij muaji u raportua se, çifti i famshëm i showbizit ka zhvilluar thirrje telefonike me liderët e komunitetit, për të diskutuat për mënyrat se si mund t’i dalin në ndihmë lëvizjes “Black Lives Matter”.

    Nga Rubrika
    Vip20 Korrik 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, u bë nënë për herë të parë pak ditë më parë. Ajo dhe partneri i saj,...
    Vip19 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera...
    Vip19 Korrik 2025
    Artistja e njohur, Tayna po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes postimeve në...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë, dhe e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.