[wp-story]

Front TV

Prezantohet puna e Policisë për vitin 2019, vlerësohet si një nga vitet më të suksesshme (Video)

Prezantohet puna e Policisë për vitin 2019, vlerësohet si një nga vitet më të suksesshme (Video)
10:41 | 16 Janar 2020

Policia e Kosovës ka prezantuar raportin vjetor të punës, me ç’rast janë shpalosur të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore përgjatë vitit 2019, raporton Front Online.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar sot se viti 2019 është ndër vitet më të suksesshme të PK-së dhe se e gjithë kjo është arritur falë punës ekipore.

“Ka qenë një vit i suksesshëm, kemi bërë një punë mjaftë të madhe në parandalimin e veprave penale, kemi ofruar siguri për të gjithë qytetarëve kemi pasur një mori sfidash të cilat kemi kaluar. Konsideroj se ato sfida janë realizuar mjaftë mirë edhe në bashkëpunim me institucionet tjera, kemi arritur që të zvogëlojmë krimin, sidomos në fushën e veprave penale, kemi arritur që të merremi me shumë hetime mjaftë komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, apo të krimeve të rënda”, tha Qalaj para gazetarëve.

I pari i policisë foli edhe për bashkëpunimin që vazhdojnë ta kenë bashkë me Inspektoratin Policor.

Qalaj tha se e gjithë kjo që është arritur në PK është falë një pune ekipore të përbashkët duke shtuar se të gjithë kanë arritur të kryejnë shërbime të nevojshme.

“Kemi bërë lëvizje në mjaftë eprorëve, gjithmonë duke vlerësuar në nevojat e PK-së dhe tendencën që të funksionojmë sa më mirë dhe poashtu shumë aktivitete që të ofrojmë shërbime edhe për qytetarët që vijnë nga jashtë dhe ky vit i suksesshëm nuk mund të mos e përmendim që i atribuohet kryesisht zyrtarëve policor që janë nëpër stacione policore, që kanë bërë punën më të madhe të cilët janë të parët që janë në kontakt me qytetarin, me banorin kosovarë dhe ata që vijnë në Kosovë. Pastaj duke filluar me rend nga të parët e deri në nivelin qendror”, tha Qalaj, raporton Front Online.

 

 

 

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera