×
  • Sport
  • Sport

    Prezantohet logo zyrtare e Qendrës Nacionale të Basketbollit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar Logon e Qendrës Nacionale të Basketbollit, përcjell FrontOnline.

    Përshkrimi i logos:

    Qendra Nacionale e Basketbollit është projekt i ri në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që për qëllim ka zhvillimin e gjeneratave të reja në basketboll për të kontribuar në shoqëri dhe për të krijuar kuadro të reja, si dhe për të forcuar edhe më tepër ekipin nacional të Kosovës në të ardhmen.

    Logo e prezantuar ka për bazë disa elemente kryesore:

    – Ikonën, e cila përdoret në eventet rinore apo e përshkruan rininë dhe zhvillimin;
    – Topin e basketbollit për të treguar fushën në të cilën zhvillohet ky projekt;
    – Kërcimin basketbollistik nga një djalë dhe një vajzë; dhe
    – Natyrisht një element nga logo e federatës dhe flamurit, 6 yjet që tregojnë më së miri qëllimin e këtij projekti, barazinë dhe gjithëpërfshirjen.

    Në përgjithësi logo është shumë inovative dhe e mundësuar në 4 versione me ngjyra të ndryshme për përdorim më të lehtë. Logo është e punuar në forma më të lakuara dhe rrethore për të shpjeguar eventin që në këtë rast është Qendra.

    Sa i përket ngjyrave, aty i është kushtuar kujdes i veçantë, diferencimi është bërë në ngjyrat e kaltër dhe vjollce të cilat paraqesin të dy gjinitë dhe kuptohet ngjyra portokalli, e cila simbolizon ngjyrën e topit të basketbollit./FrontOnline/

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Sport20 Korrik 2024
    Skuadra e Juventusit është nisur për në Gjermani ku do të përgatitet për sezonin e ri 2024/25. Në listën e trajnerit Thiago...
    Sport20 Korrik 2024
    Në ceremoninë e hapjes, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova, do të mbajnë flamurin e vendit të tyre, të dorëzuar nga...
    Sport20 Korrik 2024
    Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, shprehet i emocionuar për sfidën ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës, e cila do të...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.