×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Radoiçiq të dorëzohet te autoritetet e Kosovës

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

    Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, ajo theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.

    “Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë.  Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.

    Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.

    “Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.

    Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit, transmeton telegrafi.

    Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

    “Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.

    “Ne asgjë nuk po kërkojmë pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur diten e diel, tha Osmani.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Italia ka dislokuar trupa shtesë të tyre në Kosovë. KFOR-i...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Qeveria e Kosovës nuk ndan fonde të mjaftueshme për riintegrimin e viktimave të dhunës në familje, të cilat janë kryesisht gra me...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për...
    Të tjera
    Vip05 Dhjetor 2023
    Azemi ka biseduar me Besin për situatën e krijuar me Yllin. Azemi ka thënë se “unë e di sakt qka kam thënë...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Alby dhe Kaderi drisa po pastronin kuzhinën kanë qenë të revoltuara. Ato kanë debatuar me Blerandon. Alby ka thënë se “duke e...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Barcelona nuk ka shumë hapësira për të manovruar në afatin kalimtar të janarit dhe ky ka qenë problemi që prej emërimit të...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, duke komentuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka kritikuar Qeverinë Kurti. Demolli e PSD-së theksoi se...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka pranuar informata se një subjekt biznesor, i cili operon në kryeqytet, bën shitjen...
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht në fshatin Bajnicë të Kaçanikut. Lajmin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.