×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Çobaj.

    Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Presidentja vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian,...
    Lajme23 Prill 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim dhe keqardhje të thellë ndaj një deklarate të sekretarit organizativ...
    Lajme23 Prill 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka bërë një reagim, referuar një sulmi tjetër siç thotë ajo nga partia e pushtetit në largim,...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, përmbysi argumentin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse partitë nuk e votojnë emrin...
    Lajme23 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emisionin “Debat Plus” ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit. Ajo ka thënë...
    Lajme23 Prill 2025
    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus, Albert Krasniqi ka reaguar në lidhje me dështimin e radhës të seancës për konstituimin e Kuvendit....
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur...
    Lajme23 Prill 2025
    Arianit Koci, në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit Muhamet Lika, ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga deklaratat...
    Lajme23 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.