×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani nuk përjashton sul*me të reja

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me partnerët ndërkombëtarë po punohet drejt parandalimit të sulmeve të mundshme, dhe atë jo vetëm në veri.

    “Ne i kemi institucionet tona të cilat po bëjnë punë shumë profesionale dhe njëkohësisht bashkëpunojnë edhe me shtetet partnere në mënyrë që në analizën tonë drejt parandalimit të sulmeve të reja, ti marrim parasysh të gjitha rrethanat dhe në këtë aspekt është e domosdoshme që përtej mbrojtjes së infrastrukturës kritike në çdo cep të Kosovës, të fokusohemi në çdo lloj skenari i cili është i mundshëm”, dekalroi presidentja Osmani.

    Për dëshmitë rreth involvimit të Serbisë në sulmet e fundit në vend ajo infrmoi bashkëbiseduesit e saj në Bruksel.

    Gjatë ditës u takua me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa si dhe presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

    “Fakti që nuk ka pasur farë përgjegjësi për Serbinë, as për shtatorin 2023 as për sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në maj të 2023-tës, as për kidnapimin e policëve të Kosovës në qershor 2023, as për barrikadë pas barrikade që ata kanë ndërtuar ilegalisht në veriun e Kosovës dhe krimet që kanë kryer jo vetëm ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj rregullimit tonë kushtetues, por edhe ndaj vet serbëve që jetojnë në veri, kjo ka qenë një inkurajim i vazhdueshëm për grupet kriminale dhe vet Serbinë që të mendojnë se si ta sulmojnë Kosovën por edhe stabilitetin rajonal”, tha Osmani.

    Një ditë më herët për të njejtën temë, presidetja e vendit bisedoi edhe me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

    Ajo do kthehet sërish në kryeqendrën evropiane kur më 18 dhjketor mbahet samiti i ldierëve të shteeve anëtare të Bashkimit Evropain me ata të Ballkanit perëndimor./RTK

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Drejtoresha e shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës ka folur për rastin e sulmit të qenit ndaj katër nxënësve. Sipas...
    Lajme22 Janar 2025
    Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që i bëri e ngarkuara me punë Anu Prattipati bashkë me presidenten Vjosa Osmani për...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Pas takimit me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur të ngarkuarën me punë në Ambasadën...
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e ka vrarë qenin i cili kishte sulmuar sot katër nxënës në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës. Klankosova.tv...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, ish-Senatori republikan Marco Rubio i tha punonjësve Departamentit të Shtetit se misioni...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e BE-së në Kosovë ka ngushëlluar për vdekjen e gazetares ukrainas, Olga Priadko, e cila po qëndronte në Kosovë që dy...
    Front TV22 Janar 2025
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë...
    Vip22 Janar 2025
    Në një debat mes Valbonës dhe Gertit kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se: E ke bërë kokën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.