×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti Trump në gjendje të mirë shëndetësore

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Sean Conley, tha të shtunën përmes një konference për media nga spitali ku po trajtohet presidenti, se ai deri më tash është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

    “Këtë mëngjes presidenti është në gjendje mjaft të mirë”, tha Conley.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shtruar në spitalin Walter Reed të premten, pasi ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump rezultuan pozitivë me koronavirus.

    Ekipi mjekësor që është duke mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të presidentit Trump, deklaruan se ai është duke u trajtuar me të gjitha procedurat e nevojshme dhe se nuk ka të vendosur asnjë pajisje oksigjeni dhe organet respiratore i ka vitale.

    Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump të shtunën tha se po ndjehet mjaft mirë.

    “Mendoj se po shkon mirë. Faleminderit të gjithëve”.

    Të premten, mjeku i presidentit, Sean Conley, tha se Trump “është i lodhur” dhe “si masë paraprake” mori një dozë të një trajtimi eksperimental, që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit”.

    Conley tha se Zonja e Parë “është mirë, me vetëm një kollë të butë dhe dhimbje koke”, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes Trump janë mirë dhe “kanë dalë negativë në testet për koronavirus”.

    Ajo nuk ka pasur nevoj të hospitalizohet për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore.

    Një numër senatorësh republikanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus po ashtu.

    Infeksionet e reja që vijnë pas ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator, për nominimin e anëtares së re të Gjykatës Supreme, kanë ngritur dyshimet se ky tubim ka qenë shkaktar i përhapjes së koronavirusit. Shumë mysafirë janë parë pa maska dhe duke mos mbajtur distancën sociale.

    Zhvillimet dramatike kërcënojnë ta kthejnë muajin e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale përmbys, duke përqendruar vëmendjen në deklaratat e mëhershme të presidentit Trump për minimizimin e një pandemie që ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe infektuar mbi 7 milionë.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.