×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Presidenti Trump ndoqi në televizion sulmin mbi Kapitolin”

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Udhëheqësi i grupit të ligjvënësve që do të paraqesin akuzat për shkarkim të presidentit amerikan Donald Trump në Senat, akuzoi të dielën presidentin se nuk bëri asgjë më 6 janar, për të penguar mbështetësit e tij që të sulmojnë Kapitolin.

    “Ai e ndoqi dhunën në televizion si të ishte një shfaqje…”, i tha rrjetit CNN ligjvënësi Jamie Raskin.

    Ende nuk është caktuar një datë për gjyqin në senat ndaj presidentit Trump nën një akuzë të vetme, se ai nxiti kryengritje duke u bërë thirrje mijëra mbështetësve të tij që të luftonin për të përmbysur humbjen e tij ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili pritet të inaugurohet në mesditën e së mërkurës.

    Protestuesit sulmuan ndërtesën e Kapitolit, shkatërruan zyrat e disa ligjvënësve dhe u përleshën me policinë në trazirat që lanë pas vetes pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer policie, vdekja e të cilit po hetohet si vrasje.

    Presidenti Trump, pas disa orësh kaosi në ndërtesën e Kapitolit, u bëri thirrje mbështetësve të tij të “shkonin në shtëpi”, por shtoi: “Ne ju duam, ju jeni shumë të veçantë”.

    Ai mbrojti veprimet dhe deklaratat e tij që çuan në sulmin në Kapitol, duke thënë se fjalimi i tij në tubimin para sulmit ishte “plotësisht i përshtatshëm”.

    Presidenti Trump i quajti “qesharake” akuzat për shkaktim duke i cilësuar ato një “vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave” në historinë e Shteteve të Bashkuara”.

    Pas ngritjes së akuzave për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar, presidenti Trump dënoi dhunën në një deklaratë duke theksuar se “dhuna dhe vandalizmi nuk kanë absolutisht vend në vendin tonë dhe në lëvizjen tonë. ‘Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri’ ka qenë gjithnjë në mbrojtje të shtetit ligjor”.

    Gjyqi i presidenti Trump, presidenti i parë në historinë e vendit ndaj të cilit ndërmerret dy herë një proces shkarkimi, mund të fillojë shpejt pas inaugurimit të Biden, ose në ditët në vijim. Nëse dënohet me dy të tretat e votave në Senatin e ndarë politikisht, atij mund t’i ndalohet përjetësisht, me një shumicë të thjeshtë votash, të mbajë post publik./voa

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.