×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi priti një delegacion nga komuniteti egjiptian, i uroi për 24 qershorin

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian të kryesuar nga deputeti Veton Berisha, për nder të Ditës Kombëtare të Egjiptianëve në Kosovë.

    Presidenti Thaçi ka thënë se komuniteti egjiptian është pasuri e vendit dhe është sukses i madh që kemi arritur të kemi një harmoni kaq të madhe mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    “Çdo komunitet duhet të përkrahet në ruajtjen dhe forcimin e identitetit të vet. Por, duhet të bëhet më shumë për krijimin e kushteve sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë kosovare”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, theksoi se Kosova ka krijuar bazë të lakmueshme ligjore, ku parashihen të drejta të shumta për komunitetet, por në praktikë po hasin në shumë vështirësi.

    Duke e falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen e komunitetit egjiptian, deputeti Berisha kërkoi angazhim edhe më të madh për promovimin e të drejtave të komunitetit egjiptian në Kosovë.

    Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për kontributin e komunitetit egjiptian në shtetin tonë të ri.

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai, përmes një postimi në profilin e tij në...
    Kronika03 Dhjetor 2023
    Policia ka pranuar një informatë se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike. Ata...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur...
    Të tjera
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Komisionit...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Rreth 80 për qind e atyre që jetojnë në Gaza u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Kështu thuhet në...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata kanë marrë vëmendje me historinë e...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Santiago Bernabeu i ri po i afrohet kompletimit. Zbulimi i tij zyrtar ishte caktuar të bëhej në fund të këtij muaji, megjithëse...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Iliriana dhe Shqipja kanë bërë një bisedë së bashku për banorët e rinj, Ardin dhe Mirdonin. Iliriana ka qenë ajo që ka...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Azemi i ka rrëfyer Kaderi se ka parë ëndrra të mira. E Kaderi e pyeti se...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.