Bota/Rajoni

Presidenti polak, deputetëve ukrainas: Asnjë vendim nuk do të merret pa ju

Presidenti polak, deputetëve ukrainas: Asnjë vendim nuk do të merret pa ju
20:37 | 22 Maj 2022

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e ka falënderuar Ukrainën për mbrojtjen e Evropës kundër asaj që ai e quajti “imperializmi rus”.

Duda ka mbajtur një fjalim për mbështetjen e Ukrainës në parlamentin e këtij shteti.

“Bota e lirë e ka fytyrën e Ukrainës. Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju”, ka thënë Duda.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, duke pranuar miliona refugjatë që ikën nga luftimet dhe duke dërguar tanke dhe raketahedhës për ushtrinë ukrainase.

Duda, i cili mori duartrokitje të vazhdueshme pas fjalimit të tij, tha se Polonia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Evropian, shkruan BBC.

Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera

Të tjera