×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti kroat mori pjesë në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të ri kroat në Kosovë

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të hënën në Petrinjë ka marrë pjesë në lamtumirën ceremoniale të kontingjentit të 37-të kroat në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë.

    “Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat, kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Por ne nuk ndërhyjmë në atë politikë siç edhe bëmë shumë vite më parë, kur e njohëm Kosovën”, citohet të ketë thënë Milanoviq.

    Milanoviq ka vlerësuar se Kroacia nuk e bëri këtë “për të dëmtuar Serbinë”, por për ta “shpërblyer Kosovën për atë që ka kaluar”, ka njoftuar zyra e presidentit kroat.

    “Shpresoj se së shpejti do të jemi të pranishëm në numër më të vogël dhe simbolik në misionin EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, nga i cili na mbajnë në distancë”, tha Milanovic.

    Ai vlerësoi se ishte “e papranueshme dhe irrituese që kjo të ndodhë edhe pas 25 vitesh” dhe pyeti ata që vendosin për këtë “pse asnjë oficer kroat nuk mund të jetë në atë mision”.

    Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, Robert Hranj dhe komandanti i Ushtrisë Kroate, Boris Sheriq.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2024
    Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka folur në lidhje me paraqitjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në OKB, duke...
    Lajme22 Prill 2024
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan. Rasti ka ndodhur...
    Bota/Rajoni22 Prill 2024
    Sabreen ishte e vdekur para se ta shikonte apo ta mbante foshnjën e saj, shkruan BBC. Nëna e re e kishte mbajtur për...
    Të tjera
    Lajme22 Prill 2024
    Pas dështimit të zgjedhjeve në veri, analisti Visar Ymeri ka thënë se nuk është “sovrane” qeverisja në atë vend ku kundërshtohet nga...
    Lajme22 Prill 2024
    Antigona Emini, aktiviste e PDK-së, është ndarë nga jeta në moshë të re. Dega e PDK-së në Gjilan ka shprehur ngushëllime për...
    Lajme22 Prill 2024
    Me Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin në njërën anë, e me Vasfije Krasniqin e Elhame Muçollin në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi...
    Sport22 Prill 2024
    Gazetari italian Mirko Di Natale ka konfirmuar se Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova. ‘Bianconerët’ janë duke...
    Lajme22 Prill 2024
    Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë që Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në lojën e kryeministrit, Albin Kurti dhe se PDK-ja...
    Lajme22 Prill 2024
    Situata në Kosovë u diskutua në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi u përfaqësua nga presidentja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.