Bota/Rajoni

Presidenti kinez bën daljen e parë publike pas thashethemeve për grusht shteti

Presidenti kinez bën daljen e parë publike pas thashethemeve për grusht shteti
11:35 | 28 Shtator 2022

Presidenti Kinez Xi Jinping, ka bërë daljen e tij të parë publike pas kthimit nga një udhëtim në Azinë Qendrore, shkruajnë mediat e huaja.

Mungesa e Xi bëri që të qarkullonin disa thashetheme në mediat sociale se po zhvillohej një grusht shteti dhe se presidenti ishte në arrest shtëpie. Xi vizitoi  ditën e djeshme një ekspozitë në Pekin që tregon arritjet e Kinës gjatë dekadës së tij në pushtet, teksa shoqerohej nga kryeministri Li Keqiang dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Xi nuk ishte parë në publik që nga kthimi në Pekin nga një samit rajonal në Uzbekistan më 16 shtator. Vizita ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë.

“Paqartësia politike e bën shumë më të lehtë përhapjen e  thashethemeve. Pakënaqësia e publikut ndaj politikave të Xi gjithashtu nxiti thashethemet,” tha Dali Yang, një shkencëtar politik në Universitetin e Çikagos./FrontOnline/

Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival

Të tjera