Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti i Ukrainës shtrihet në spital pas infektimit me Coronavirus

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është dërguar në spital pas infektimit me koronavirus para disa ditëve, bëri të ditur një zyrtare presidenciale të enjten.

    “Ai fillimisht shkoi në shtëpi, por vendosi të shkojë në spital që të izolohet në mënyrën e duhur dhe të mos e ekspozojë askënd (ndaj virusit)”, tha për agjencinë Reuters zëdhënësja presidenciale.

    “Atje ka kushte më të mira për pacientët. Asgjë serioze”, shtoi ajo, duke iu referuar shëndetit të presidentit ukrainas.

    Zelenskiy të hënën tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Tre zyrtarë tjerë të lartë, përfshirë ministrin e Financave, ministrin e Mbrojtjes dhe ndihmësin kryesor të presidentit, raportohet se gjithashtu janë prekur nga virusi i ri.

    Ndryshe, numri i rasteve ditore të infeksioneve në Ukrainë filloi të rritej në fund të shtatorit dhe ka vazhduar të mbetet i lartë në tetor dhe deri më tani në nëntor, duke e nxitur qeverinë që ta zgjasë afatin e disa masave kufizuese deri në fund të vitit.

    Deri të enjten, Ukraina ka regjistruar mbi 500.000 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 9.145 kanë vdekur.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se do të arrestohej. Megjithatë, arrestimi nuk u...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk pret që të bëhen publike hetimet se kush është përgjegjës për shpërthimet e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar kundërshtarin e tij kryesor politik në zgjedhjet e ardhshme, Kemal Kilicdaroglu, për takimin me opozitën...
    Të tjera
    Vip23 Mars 2023
    Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar debatin me opozitën në Kuvendin e Kosovës për çështjet e Ohrit. Kurti iu referua fjalimit...
    Sport23 Mars 2023
    Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian Kosova e fillon me uniformë të re. Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar sot linjën e re...
    Lajme23 Mars 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk dëshirojnë ta vazhdojnë debatin në Kuvend pa prezencën e kryeministrit Kurti....
    Sport23 Mars 2023
      Federata Evropiane e Futbollit i ka nisur hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”. Gjiganti katalunas do të hetohet rreth lidhjes me...
    Vip23 Mars 2023
    Mbrëmbjen e djeshme teksa të gjithë banorët u larguan të flinin gjumë, Lorenci, Gerti dhe Jori përgatitën një rreng për pjesën tjetër...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.