×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i FIFA-s i dërgon letër Armand Dukës

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Situata e ndodhur kohët e fundit me Presidentin e Federatës së Futbollit Shqiptarë, Armando Duka dhe Bashkisë së Tiranës,  ka tronditur të gjithë opinionin shqiptarë por jo vetëm.

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur të gjithë mbështetjen e solidarizimin e tij dhe të komunitetit të futbollit ndërkombëtar për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, pasi një sasi tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së kreut të qeverisë së futbollit shqiptar të hënën.

    Përmes një letre Infantino është shfaqur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë e të paprecedent, dhe thekson se Presidenti Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij.

    Më poshtë letra e plotë që numri një i futbollit botëror i ka dërguar Presidentit Duka:

    “I dashur President

    Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.

    Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

    Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë.

    I juaj sinqerisht,

    Gianni Infantino”

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.