[wp-story]

Lajme

Presidenti e shpall heroinë gruan që gatuante për UÇK-në gjatë luftës

Presidenti e shpall heroinë gruan që gatuante për UÇK-në gjatë luftës
15:40 | 17 Shtator 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar sot me urdhrin “Heroinë e Kosovës” Aza Thaçi–Ferizin, nga Polluzha e Drenicës. Këtë vendim, presidenti e ka marrë në njëvjetorin e vdekjes së gruas, e cila sipas Thaçit ka treguar guxim, trimëri e humanizëm gjatë luftës në Kosovë, raporton Front Online.

“Sot, në trevjetorin e vdekjes së nënës Aza Thaçi-Ferizi, e dekorova me urdhrin ‘Heroinë e Kosovës’ për guximin, trimërinë, humanizmin e treguar gjatë gjithë luftës. Nga duart e nënës Azë jo vetëm që u ushqyen ushtarët e UÇK-së, por kontributi i saj ishte përcaktues edhe në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shtëpia e nënës Azë, në Plluzhinë, ishte strehë e përkujdesjes dhe besnikërisë. Ajo ishte simbol i rezistencës dhe vlerave të një nëne shqiptare”, ka shkruar Thaçi./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera