×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet që parandaluan gjenocidin në Kosovë

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka kërkuar që serbët ta falin shtetin e tij që mori pjesë në bombardimin e Beogradit më 1999, akt që parandaloi gjenocidin. Këtë deklaratë ai e dha pasi e priti në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Takimi i Zeman dhe Vuçiq u mbajt pas dyerve të mbyllura në Pragë, ndërsa më pas ata iu drejtuan mediave.

    Para takimit, Vuçiq u prit nga presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pasuar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni, Zeman ia dhuroi Vuçiqit “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, ndërsa presidenti i Serbisë ia dha atij “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit”.

    Pas takimit, Zeman theksoi se ata diskutuan “për miqësinë tradicionale që u zhvillua më 1938 dhe 1968”.

    “Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje dhe ne i falënderuam ata. Me këtë rast, unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim. Unë kërkoj nga populli serb të na falë”, tha Zeman në fillim.

    Presidenti i Serbisë, Vuçiq, theksoi se ai dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.

    “Ne gjithmonë do ta shohim popullin çek si miqësor dhe tani e tutje si një popull vëllazëror. Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë për bombardimet, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës sepse askush nuk e tha kurrë atë”, tha Vuçiq.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.