×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidencën e BE-së nga sot e merr Portugalia

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Portugalia ka marr  sot nga Gjermania presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Gjatë prsidencës së saj, ky shtet ka në plan që të fokusohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian.

    “Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Tëitter.

    Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Disa sfida të vështira priten këtë herë, përfshirë adresimin e pasojave të pandemisë.

    Fushata e vaksinimit në të gjithë Evropën dhe zbatimi i paketës së ndihmës së BE me qëllimet e saj ambicioze janë përparësitë kryesore si dhe çdo çështje e shkaktuar nga fundi i periudhës së tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, megjithëse Brukseli dhe Londra ranë dakord për një marrëveshje tregtare.

    Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Evropian për një politikë të përbashkët migrimi.

    “Një fokus i mëtejshëm do të jetë forcimi i marrëdhënies së bllokut me Afrikën”, sipas zyrtarëve portugezë.

    Pas Portugalisë, këtë presidencë do ta marrë Sllovenia.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Para Forumit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë është protestuar të martën me kërkesën që të shpallet gjendja emergjente menjëherë, raporton Ekonomia Online....
    Vip16 Prill 2024
    Egla ka deklaruar së fundmi në BBV3 se është e dashuruar jashtë, dukë habitur të gjithë, pasi në 90 ditë qëndrim brenda...
    Lajme16 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka arritur në Pejë, në vendin ku u vra sot një grua. Atje sot u...
    Lajme16 Prill 2024
    Simon Laws, mbrojtës i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ka thënë se të mbrojturit e tij duan që i akuzuari...
    Lajme16 Prill 2024
    Inspektorati i kryeqytetit, në dy aksione të ndryshme, sot ka bërë lirimin e hapësirave publike – trotuareve në kryeqytet. Në rrugën Tirana...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi ditën e sotme në këtë qytet. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.