×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidencë në kohën e Coronës

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Gjashtë muaj kohë ka Kancelarja Angela Merkel për të negociuar kompromise në BE. Lufta kundër pasojave të pandemisë së Coronës ka përparësi. Një gjë është tashmë e qartë, kjo presidencë do të jetë një si asnjë tjetër.

    Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjashtë muaj kryesinë e BE-së, menaxhimin e takimeve, organizimin e rendit të ditës dhe avancimin e negociatave në të gjitha fushat e mundshme politike e merr përsipër një nga shtetet anëtare. Gjetja e kompromiseve dhe balancimi i të gjitha interesave është motoja e çdo presidencie. “Ndonjëherë me sukses, ndonjëherë me më pak sukses” thotë një diplomat me përvojë i BE.

    Sfida më e madhe në historinë e BE-së

    Por kësaj here gjithçka është ndryshe. Pandemia e Coronës e ka kthyer botën përmbys. “Nuk është ekzagjerim të themi se ne po ballafaqohemi me sfidën më të madhe ekonomike në historinë e BE-së. Masat që marrim duhet të jenë në përputhje me rrethanat,” tha Kancelarja Angela Merkel në një konferencë për shtyp para fillimit të kryesimit gjerman të BE-së. Përveç luftimit të pasojave të Coronës, duhet të përcaktohet edhe buxheti shtatëvjeçar i BE-së. Shteti anëtar më i fuqishëm dhe më i madh ekonomikisht do ta kryesojë BE-në me një menaxhere me përvojë krizash në krye.

    Corona si përparësi

    Gjermania mendon se nevojiten ndihma për vendet e goditura nga pandemia. Ndihmat mund të shkojnë deri në 1.85 trilion euro. Një veprim solidar i paparë që ka për qëllim të sigurojë ekzistencën e vazhdueshme të BE-së. “Qëllimi ynë i përbashkët tani duhet të jetë të merremi me krizën në mënyrë kolektive, të qëndrueshme duke pasur një vizion për të ardhmen. Ky do të jetë parimi udhëheqës i Presidencës sonë të BE”, tha Angela Merkel. Propozimi i përbashkët franko-gjerman për një “fond zhvillimi” si një stimul ekonomik dhe buxheti shtatë vjeçar është paketa për të cilën Merkel do të marrë miratimin e 26 krerëve të tjerë të shteteve dhe të qeverive brenda disa javëve në vazhdim në samitin e parë personal në Bruksel. Për herë të parë, BE-ja pritet të marrë borxhe të përbashkëta, të cilat vendet anëtare do t’i paguajnë gjatë 30 viteve të ardhshme.

    Pritshmeri të larta

    Vendet që do të marrin në të ardhmen ndihma për Coronës e mirëpresin propozimin për “fondin e zhvillimit”. Por Angela Merkel ende nuk ka i bindur shtetet donatore, veçanërisht “katër kursimtaret” (Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Holandën). Kjo do të jetë e vështirë, pranon Kancelarja, e cila do të marrë përsipër presidencën e saj të dytë pas vitit 2007: “Urat që duhet të ndërtojmë akoma janë të mëdha. Kjo është pa dyshim e saktë.”
    Janis Emmanouilidis nga “Qendra e Politikave Evropiane” e di se pritshmëritë e ndaj kësaj Kryesie gjermane të BE-së janë të larta në këtë periudhë të jashtëzakonshme. “Nëse Gjermania nuk mund ta bëjë këtë, kjo do ta çonte BE-në në një krizë politike edhe më serioze. Kjo është arsyeja pse na duhet një rezultat dhe kjo është arsyeja pse Presidenca gjermane është e rëndësishme.”

    Angela dhe Ursula

    Brüssel | EU Gipfeltreffen: Angela Merkel, Emmanuel Macron und Usula von der Leyen (picture-alliance/AP Photo/O. Matthys)
    Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen, do të luajnë një rol të rëndësishëm në kërkimin e një kompromisi, thotë eksperti i BE Janis Emmanouilidis. “Fakti që Ursula von der Leyen dhe Angela Merkel jo vetëm që njihen me njëra-tjetrën për një kohë të gjatë, por gjithashtu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë, do të thotë sigurisht që kanë lidhje të ngushta midis tyre. Besoj se do të ketë një koordinim të ngushtë mes Berlinit, Angela Merkel, dhe Brukselit, Ursula von der Leyen, dhe kjo është e nevojshme ”. Von der Leyen ka qenë për shumë vite ministre në kabinetin e Kancelares Merkel para se të shkonte në Bruksel vitin e kaluar.

    Samiti me Kinën, mjedisi, migracioni dhe Brexit 2.0

    Tema të tjera përveç Coronës do të jenë një samit me udhëheqjen kineze, mjedisi, bisedimet e mëtejshme për Brexitin dhe politika evropiane për migracionin.

    Samiti me Kinën është një çështje mjaft e rëndësishme për kancelaren gjermane. Por tani ky po shtyhet për një kohë të pacaktuar ose madje mund të anulohet për shkak të pandemisë së Coronës dhe mungesës së hapave përpara drejt një marrëveshjeje për mbrojtjen e investimeve.

    I sigurt është zhvillimi i samitit me shtetet afrikane për të diskutuar për problemet e migracionit. Por gjatë presidencës gjermane nuk priten shumë risi në këtë drejtim, sepse kjo temë pritet të trajtohet me prioritet gjatë presidencës portugeze që pason atë gjermane./dw

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Lajme27 Mars 2024
    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur qëndrimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të bëhet pa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.