×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca i reagon Kurtit e Pecit për Darkën e Lamës mbrëmë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Presidenca e Kosovës ka reaguar për Darkën e Lamës, e cila u organizua mbrëmë nën patronatin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

    Në reagim u tha se Darka e Lamës, e iniciuar nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova, është traditë të cilën sipas tyre, presidentja Vjosa Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë edhe sivjet, më 26 tetor.

    “Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS”.

    “Ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale. Në përputhje me vizionin e Presidentit Rugova, Darka e Lamës është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e po ashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë”, thuhet në reagim.

    Tutje, në reagim u tha se Darka e Lamës, ashtu siç është nisur nga Presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga Presidentja Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, në shtëpinë më të madhe në vend është zhvilluar një debat mes Xhenetës dhe Vullnetit, e që u...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka paralajmëruar një "përmbysje të ideologjisë së ‘përmbysësit të Kosovës’" në...
    Lajme16 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të...
    Lajme16 Janar 2025
    Një pensioner në Istog e ka bërë për “pesë pare” kryeministrin Albin Kurti. Ai e kritikoi Kurtin për rritje të vogël të...
    Lajme16 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog. Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele...
    Lajme16 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.