×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtimet e përhershme në shëndetësi, çfarë ka premtuar VV-ja në programin qeverisës

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Sigurimet Shëndetësore, furnizimi me barna e aparatura e shtimi i shërbimeve shëndetësore, janë disa nga premtimet e përhershme të subjekteve politike në vend. Që nga paslufta ato kanë premtuar funksionalizimin e Sigurimeve Shëndetësore e furnizimin me të gjitha barnat nga Lista Esenciale e Barnave, mirëpo qytetarët vazhdojnë të mos kenë sigurime shëndetësore, e të sigurojnë vetë edhe barnat me elementare kur kërkojnë trajtim shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore. Një përmirësim të gjendjes në shëndetësi, e realizimin e këtyre premtimeve, e ka premton edhe Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

    Vaksinim të së paku 60 për qind të popullatës, sigurim të qëndrueshëm të materialeve elementare mbrojtëse, barnave e testeve dhe trajnim të vazhdueshëm të stafit shëndetësor, ka premtuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila është radhitur e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kështu së paku thuhet në programin e këtij subjekti.

    Po ashtu, si masë e menjëhershme thuhet se do të jetë edhe fillimi i bisedimeve me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19, e po ashtu edhe anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

    Në të ardhmen Vetëvendosje parasheh që çdo vit buxheti për shëndetësi të rritet për 40 milionë euro, të funksionalizohen sigurimet shëndetësore publike e Lista Esenciale e Barnave të buxhetohet në mënyrë që të kemi të gjitha barnat nga kjo listë me cilësinë më të lartë të mundshme.

    “Shëndetësia u shqua si një nga sektorët më të keqmenaxhuar. As pacientët nuk i marrin shërbimet e sigurta por as profesionistët shëndetësor nuk i kanë kushtet elementare për punë. Pandemia COVID-19 e shpërfaqi brutalisht pamundësinë e sistemit tonë për të ofruar shërbimet më bazike shëndetësore. Ne ia nisëm por edhe do ta ndërtojmë sistemin shëndetësor me standarde të vendosura qartë dhe monitorim të vazhdueshëm që eliminojnë pabarazitë”, thuhet në programin e LVV’së.

    Në të ardhmen, po ashtu parashihet që Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, pacientëve e punonjësve shëndetësor të mos i mungojnë mjetet e barnat.

    Vetëvendosje në program ka edhe rritjen e numrit të qendrave dhe shërbimeve të shëndetit mendor, përmirësin teknik të qendrave ekzistuese si dhe rritjen e numrit të profesionistëve për parandalimin dhe mjekimin adekuat të këtyre sëmundjeve.

    Tutje në program parashihet edhe edukimi dhe aftësimi i stafit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik si dhe përkrahja institucionale dhe materiale për përpilimin e një strategjie për rreziqet, nevojat dhe sugjerimet për shëndetin publik.

    “Do ta bëjmë rritjen e bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe shërbimit primar, që është hallka e parë e sistemit shëndetësor në drejtim të promovimit të shëndetit. Dhe zhvillimin dhe funksionalizimin e plotë të IKShP-së e bashkëpunim me shërbimet tjera shëndetësore vendore dhe organizmat ndërkombëtarë”, parasheh programi.

    Sigurimet Shëndetësore, furnizimi me barna e aparatura, e përmirësimi i kushteve të punës, kanë qenë premtime të të gjitha partive politike, por që kanë mbetur të parealizuara deri tani, ndërsa njohës të shëndetësisë janë shprehur skeptik që këto do të realizohen edhe nga kjo Qeveri.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë për Express, se edhe ministrisë së kaluar i kanë dërguar shkresa në lidhje me kërkesat që kanë për mjekët, derisa një gjë të tillë do ta bëjnë edhe ndaj Qeverisë së re.

    Përmirësimi i kushteve të mjekëve, ndalimi i largimit të tyre nga vendi e kërkesa tjera, do t’i parashtrohen Qeverisë Kurti.

    “Ne në ministrinë e kaluar kemi dërguar disa herë shkresa. Edhe Qeverisë së re e ministrit të Shëndetësisë do t’i bëjmë raporte e rekomandime”, ka thënë ai.

    Ndërsa, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë thënë se të gjitha subjektet politike duhet ta kenë prioritet pandeminë.

    Nga kjo Federatë po ashtu e kanë parë të rëndësishme rritjen e buxhetit për shëndetësi e përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësorë.

    Kujtojmë që anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje disa herë kanë kritikuar subjektet tjera politike të cilat kanë udhëhequr me vendin në mënyrën se si kanë punuar për fushën e shëndetësisë, derisa edhe subjektet tjera kanë kritikuar Vetëvendosjen për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.