×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej kur shpërtheu Coronavirusi, 34 policë kanë rezultuar pozitivë, 25 janë shëruar

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Policia e Kosovës thotë se prej kur janë raportuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, numri i zyrtarëve policorë të cilët nga fillimi deri më datë 14 qershor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 34.

    Policia në një përgjigje për Kohën tha se prej tyre, pas trajtimit deri më tani janë shëruar apo kanë rezultuar negativ 25 prej tyre.

    Pas një vrasjeje që ndodhu në Vitomiricë të Pejës, ku mbeti e vdekur 17 vjeçarja A.G, pas obduksionit kishte rezultuar pozitive me COVID-19. Ndërkohë, pas rezultimit pozitiv me koronavirus të 17-vjeçares nga Peja, është vetizoluar edhe prokurori i rastit, policët dhe të tjerë që janë marrë me rastin.

    “Sa i përket rastit të fundit në rajonin e Pejës, bazuar në rekomandimet mjekësore janë rekomanduar të vetizolohen disa zyrtarë policorë”, thotë policia.

    Deri tash në Pejë janë raportuar 91 raste ndërsa në tërë Kosovën, 1615.

    Policia e Kosovës, thotë se si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në mandatin e saj ligjor është e obliguar të ndërmerr veprimet e nevojshme operative hetimore në trajtimin e rasteve të natyrave të ndryshme që raportohen në Polici.

    “Njëkohësisht Policia e Kosovës (PK), referuar situatës në të cilën gjendemi si dhe referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë, mbetet e përkushtuar qe varësisht prej situatës, vlerësimeve dhe rrethanave që mund të paraqiten të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetarëve dhe vendit, çdo herë duke iu referuar zbatimit të ligjit dhe masave të parapara”, thotë PK-ja.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Zjarri në Qendrën Tregatare ETC në Suharekë është vënë nën kontroll të plotë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për...
    Lajme19 Janar 2025
    Mbi tre milionë euro, është dëmi material nga djegia e sotme e objektit të ETC-së në komunën e Suharekës. Kështu konfirmon, pronari...
    Lajme19 Janar 2025
    Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me mungesën e deklarimit së kryeministrit Albin Kurti në ftesën e Prokurorisë, duke theksuar se sipas...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja alternativë ndaj dështimeve...
    Lajme19 Janar 2025
    Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve të...
    Lajme19 Janar 2025
     Avokati Skënder Musa ka komentuar procedurat ligjore lidhur me ftesat e Prokurorisë që i ka dërguar Kurtit. Musa tha se edhe pse...
    Vip19 Janar 2025
    Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të BBVK-së, Rezi po qëndron për një 24 orë me finalistët e shout më të madh në...
    Vip19 Janar 2025
    Finalisti i Big Brother VIP Kosova , Driloni ka pasur një pyetje interesante për Rezin. “Rezi, a të ka pëlqyer Drenusha, më...
    Vip19 Janar 2025
    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi po qëndron për 24 orë në shtëpinë më të madhe në vend. E ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.