[wp-story]

Kronika

Pranon fajësinë, dënohet me 600 euro gjobë i akuzuari për falsifikim të dokumenteve

Pranon fajësinë, dënohet me 600 euro gjobë i akuzuari për falsifikim të dokumenteve
15:36 | 06 Shtator 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 600 euro gjobë të akuzuarin për falsifikim të dokumenteve, Kenan Sylejmani.

Ky dënim i shqiptuar nga gjykatësi Hanefi Jashari, është dhënë pasi i akuzuari ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur të premten.

Gjykatësi Jashari, e ka njoftuar të akuzuarin Sylejmani se pagesa e dënimit duhet të bëhet në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në rast te mos pagesës së dënimit me gjobë, të njëjtit do t’i zëvendësohet me burgim, duke u llogaritur 20 euro për një ditë.

I akuzuari Osmani është obliguar që të paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 20 euro.

Gjithashtu të akuzuarit Sylejmani i janë konfiskuar dokumentet.

Gjykatësi Jashari, ka bërë të ditur se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh, nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, aktgjykimi është shpallur pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Zef Prendrecaj, i akuzuari Sylejmani deklaroi se është fajtor i kësaj vepre penale, duke shtuar se është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin.

Ky pranim fajësie nuk është kundërshtuar nga prokurori Prendrecaj, me arsyetimin se është bërë sipas dispozitave ligjore, po ashtu është mbështetur dhe nga ana e mbrojtësit të të akuzuarit Sylejmani, avokati Burhan Qosa.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 nëntor 2014, ka ngritur aktakuzë ndaj Kenan Sylejmani për veprën penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 398 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Ai akuzohet se më 2 gusht 2013, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, në Prishtinë, ka tentuar që të udhëtojë për në Gjenevë të Zvicrës, i cili me të arritur në sektorin e kontrollit të dokumenteve, ka prezantuar dokumentet e falsifikuara me qëllim të përdorimit të tyre si të vërteta dhe atë pasaportën e Republikës së Shqipërisë, si dhe letërnjoftimin që të dyja të në emër të Ervis Dani, të cilat sekuestrohen pas dyshimit se mund të jenë  të falsifikuara, ku pas ekzaminimit dhe ekspertizës vërtetohet se pasaporta i posedon tiparet e sigurisë sipas teknologjisë, mirëpo e njëjta ka përmbajtje të rreme, ngase identiteti i të akuzuarit është vërtetuar në bazë të letërnjoftimit të RKS-së.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera