×
  • Lajme
  • Lajme

    Pranoi se me dokument fals tentoi të përfitonte pensionin e veteranit të UÇK-së, dënohet me kusht

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, të akuzuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme, të mbetur në tentativë, Skender Haziraj.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, dënimi me burgim s’do të ekzekutohet nëse i akuzuari Haziraj nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.

    Atij i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, urdhri për publikimin e aktgjykimit, si dhe është obliguar të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 20 eurove, dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumë prej 30 eurove.

    Pas leximit të akuzës nga prokuroja Lumturije Vuçetaj, i akuzuari është deklaruar fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shprehur keqardhje për veprën e kryer.

    Pranimin e fajësisë e ka mbështetur edhe prokurorja Vuçetaj, e më pas e ka aprovuar edhe gjyqtari Curri.

    Fillimisht, më 31 maj 2018, Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit  Skender Haziraj, për veprat penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”,  mirëpo në fillim të seancës fillestare, prokurorja hoqi dorë nga vepra penale “falsifikim i dokumentit”, e cila më pas ka bërë rikualifikimin e veprës penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, të cilën e ka lënë në tentativë.

    Ajo po ashtu ka konstatuar që në aktakuzë e shton propozimin, që të pandehurit t’i shqiptohet dënimi plotësues, përkatësisht urdhri për publikimin e aktgjykimit.

    Ndryshe, i pandehuri Skender Haziraj, akuzohej se më 15 shkurt 2018, pranë Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës, dhe Viktimave Civile, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), zyra në Pejë, ka tentuar të vë në lajthim organin në fjalë.

    Në akuzë thuhet se i pandehuri që ta vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në çështje ligjore, ka prezantuar dokumente të falsifikuara, me qëllim që të përfitojë nga paga e pensionit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

    Sipas këtyre veprimeve, ai akuzohej për veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme të mbetur në tentativë”, nga neni 403, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 28, të KPKR-së.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim Townsend,ka folur për sigurinë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për atë se a mund të...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media tha se rezultatet e testit të PISA-s janë shqetësuese. Ajo...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Pas publikimit të rezultateve të Testit PISA, ku Kosova u rangua pothuajse në fund, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se u konfirmua...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është takuar të martën me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Presidentja...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për vrasjen e Liridona Ahmetaj. Ai ka reaguar ashpër kundrejt deklaratave të ndryshme që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë më 14 dhjetor do ta shqiptojë aktgjykimin në rastin e Salih Mustafës....
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, nëse ai kthehet në pushtet në vitin 2025, ai nuk do të jetë diktator "përveç...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Parashkrimi i numrit të madh të lëndëve, vazhdon të jetë sfida kryesore në sistemin e Drejtësisë. Këtë e theksoi hulumtuesi i lartë...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Takimi i kryeministrit Albin Kurti me njësitin elitar të Policisë së Kosovës më 15 nëntor përfundoi pa sukses. Pas këtij takimi, ky...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.