×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozhari: Ndërkombëtarët e duan një Qeveri më pragmatike dhe më pak rezistente ndaj kërkesave të tyre, Kurti është këmbëngulës

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka komentuar reagimin  mediave ndërkombëtare për gjuhën e përdorur gjatë zgjedhjeve te Kurtit,  ku vuri në dukje se të gjitha subjektet politike janë gjobitur me mbi 600,000 euro për shkelje, një sinjal se nuk do të tolerohet një gjuhë e papërshtatshme ndaj kundërshtarëve politikë. Ai theksoi se e njëjta gjë vlen edhe për kryeministrin, i cili menjëherë pas fitores mund të kishte qenë më i kujdesshëm dhe më përzgjedhës në shprehjet e tij ndaj rivalëve politikë.

    ‘’Sa i përket gjuhës së Kurtit gjatë zgjedhjeve, të gjitha subjektet politike kanë marr gjoba  mbi 600,000 euro gjë që ka qenë një sinjal se nuk do të tolerohet një gjuhë, e cila është jo e përshtatshme për kundërshtarët, rivalët  politik.E njëjta vlen edhe për gjuhën e kryeministrit që e përdori menjëherë pas fitores ngaqë mund të ishte më i kujdesshëm, më selektiv me shprehje në adresimin e tij kundrejt kundërshtarëve politikë’’, deklaroi Pozhari për FrontOnline.

    Pozhari gjithashtu shtoi se raportimet e mediave ndërkombëtare mund të pasqyrojnë edhe preferencat e tyre, pasi, duke marrë parasysh zhvillimet globale, ekziston një tendencë për të mbështetur Qeveri më pragmatike dhe më pak rezistente ndaj faktorit ndërkombëtar.

    ‘’Sa i përket raportimeve të mediave ndërkombëtare ato sigurisht që mund t’i kenë edhe preferencat e tyre, ngaqë shikuar nga këndvështrimi i zhvillimeve globale të gjithë duan një qeveri më pragmatike që është më pak rezistente ndaj faktorit ndërkombëtar’’, dekaroi Pozhari.

    Sipas tij, gjatë katër viteve të tij në pushtet, Kurti ka treguar këmbëngulje në çështje të ndjeshme, siç është situata në veri, ndaj është e pritshme që ndërkombëtarët të presin një qeveri më të bindur dhe më pragmatike

    ‘’Kurti ka dëshmuar gjatë katër vite  të qeverisjes së tij  se di të jetë këmbëngulës në raste të ndjeshme siç ka qenë tema e veriut prandaj është e pritshme që ndërkombëtarët të presin një qeveri që do të jetë më e bindur dhe më pragmatike’’, përfundoi Pozhari.

    Fjalori i ashpër i Kurtit ndaj opozitës dhe “shuplaka” nga mediet botërore

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku duhet të tregojë se  cila është arsyeja që mori masa ndaj tij. Sipas...
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në...
    Lajme18 Mars 2025
    Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Frontal” të T7, se çfarë i tha zyrtari i maskuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.