×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta vendos në qarkullim pullën postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Posta e Kosovës ka vendosur në qarkullim emisionin e pullës postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”.

    Përmes një komunikate për media Posta e Kosovës ka njoftuar se kjo pullë postare i dedikohet vatrës së parë të diturisë në Kosovë.

    “Posta e Kosovës, nga sot vë në qarkullim emisionin e pullës postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll. Imazhi që bartë kjo pullë postare, i dedikohet vatrës së parë të diturisë në Kosovë, e njohur si Kolegji i Shën Llukës, në fshatin Stubëll të Vitisë në vitin 1584. Shkollat shqipe në Kosovë zhvillohen dhe përforcohen gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, si vatra të vërteta të arsimit dhe të edukimit, me kontributin e atdhetarit Hasan Prishtina dhe me shumë të tjerë. Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona kulturore, arsimore dhe kombëtare”, thuhet në komunikatë.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.