Lajme

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje e mashtrim, policia e arreston Leorand Rexhajn

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje e mashtrim, policia e arreston Leorand Rexhajn
13:52 | 14 Qershor 2021

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në maj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LEORAND (Kadri) REXHAJ, i cili kërkohej për veprat penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë.

“I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё”, njofton policia,

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera