Vip/Kultura

Pos me akrim, a e keni ditur se Leze Qena është marrë edhe me këtë sport

Pos me akrim, a e keni ditur se Leze Qena është marrë edhe me këtë sport
22:56 | 25 Mars 2020

Sot ka humbur jetën aktorja e madhe, Leze Qena.

Kosova mbetet pa aktoren e madhe, Leze Qena pasi ajo sot u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Lezja krahas si aktore është marrë edhe me një sport shumë interesant para shumë viteve.

“E nderuara familje Qena

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe, ikonës së aktrimit, Leze Qena.

Ndarja nga jeta e idhullit tonë, do të lë mangësi të mëdha tek brezat e shumtë, dhe tek të gjithë ne që u rritëm me humorin e saj.

Madhështia e saj nëpër ekranet tona bëri që Lezja të ishte e dashur për gjenerata të ndryshme.

Lezja ishte aktive edhe në aktivitetet e ndryshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, veçanërisht në ato për Barazinë Gjinore, ku kontributi i saj në rrëfimin e sfidave që e kishin përcjell gjatë karrierës së saj, ishte madhor.

Lidhja e saj me sportin ishte e fuqishme, pasi në moshë të hershme ishte marrë edhe me sportin e atletikës, ku salla ishte shtëpia e dytë e saj.

Ndihem krenar që e njoha dhe patëm bashkëpunim të frytshëm.

Andaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së saj, komunitetit të kulturës gjithëshqiptare, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit”, shkruan Besim Hasani president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera