×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Politika e jashtme amerikane, ku dallon Biden nga Trump

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Kuvendi Kombëtar Republikan e portretizoi Presidentin Donald Trump si një komandant të fortë që mposht armiqtë dhe që kërkon më shumë aleatë. Kundërshtari i tij, ish nënpresidenti Joe Biden, thotë se do të qëndrojë përkrah aleatëve amerikanë dhe jo diktatorëve.

    Zëri i Amerikës sjell këtë analizë mbi vizionin e paraqitur nga të dy kandidatët për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën.

    Në fjalimin e tij të pranimit në Kuvendin Kombëtar Republikan, Presidenti Donald Trump argumentoi se kundërshtari i tij, i emëruari demokrat për president Joe Biden, është një udhëheqës i dobët që do të shkatërrojë vendin.

    “Joe Bideni e kaloi karrierën e tij duke larguar në vende të tjera ëndrrat e punëtorëve amerikanë, duke dërguar në vende të tjera vendet e tyre të punës, duke hapur kufijtë dhe duke dërguar djemtë dhe vajzat e tyre për të luftuar në luftëra të pafundme të huaja”, tha Presidenti Trump.

    Gjatë Kuvendit Kombëtar Demokrat, Bideni, nënpresident gjatë administratës Obama, e portretizoi Trumpin si një udhëheqës të rrezikshëm që e ka shkatërruar pozicionin e Amerikës në botë. ​

    “Unë do të jem një president që do të qëndrojë me aleatët dhe miqtë tanë dhe do t’ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë, se ditët e afrimit me diktatorët kanë mbaruar. Nën presidentin Biden, Amerika nuk do të bëjë një sy të verbër ndaj pagesave ruse për të vrarë ushtarë amerikanë”, tha zoti Biden.

    Platforma e politikës së jashtme të demokratëve kundërshton ” luftërat pa mbarim”, propozon më pak shpenzime për mbrojtjen kombëtare dhe kritikon praktikat tregtare të Kinës.

    Republikanët nuk formuluan një platformë këtë vit, por thanë se mbështesin njëzëri vizionin e presidentit Trump për marrëdhëniet me jashtë.

    Partia Republikane vazhdon të mbështesë politikën e jashtme të Presidentit Trump, të cilën ai e përmbledh me parimin “Amerika e Parë”, një parullë që u bë popullore gjatë fushatës së tij në vitin 2016. Synime të tjera të politikës së jashtme: “sjellja e trupave amerikane në atdhe” dhe “dhënia fund e varësisë tek Kina”.

    Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përgëzoi politikën “Amerika e Para” të Presidentit Trump.

    “Mund të mos e ketë bërë atë popullor në çdo kryeqytet të botës, por ka funksionuar”, tha ai.

    Demokratët paraqitën republikanin Colin Powell, ish sekretarin e Shtetit nën administratën Bush në kuvend, i cili tha se zoti Biden do të kujdeset për trupat amerikane.

    “Kjo vjen nga përvoja që ai ndan me miliona familje ushtarake, duke e dërguar djalin e tij të dashur në luftë dhe duke iu lutur Zotit që ai të kthehej në atdhe i sigurt”, tha zoti Powell.

    Fjalimi i presidentit Trump u përqëndrua kryesisht tek Kina në kontekstin e pandemisë, marrëdhënieve tregtare dhe vendet e punës, duke pretenduar se Pekini do të zotëronte Shtetet e Bashkuara nëse Joe Bideni do të zgjidhej president.

    “Republikanët po theksojnë faktin se kush është më i rreptë dhe kush mund të jetë më i ashpër ndaj Kinës. Demokratët po theksojnë faktin se kush mund të jetë më i efekshëm në konkurrencën me Kinën. Kjo nuk arrihet me fjalime luftarake, fyerje dhe akuza të zhurmshme. Kjo arrihet me përdorimin e forcës amerikane, rritjen e konkurrencës tonë, duke punuar me aleatët dhe duke përdorur diplomacinë për të menaxhuar konkurrencën në mënyrë efektive në shërbim të interesave amerikane, në atë që do të jetë një konkurrencë afatgjatë, e fuqishme dhe me kosto të lartë me Kinën”, thotë Robert Daly me qendrën Wilson.

    Ndërsa të dy kandidatët paraqitën qëndrime të ndryshme, politika e jashtme nuk është një faktor vendimtar në zgjedhje.

    “Rrallë herë politika e jashtme është faktori i parë, i dytë apo i tretë për zgjedhjen mes votuesve përveçse në kohën e luftës. Tani shqetësimet e mëdha kanë të bëjnë me COVID-in, me ekonominë dhe shqetësimet për karakterin, për llojin e udhëheqjes që do të shohim përpara, nën një administratë Trump apo administratë Biden”, thotë William Howell me Universitetin e Çikagos.

    Megjithatë kandidatët pritet ta diskutojnë atë gjatë debateve në shtator, përfshirë çështjen e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e nëntorit. /VoA

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Bujar Osmani, ka shprehur bindjen se populli shqiptar do të jetë model për revolucionarët e popujve të shtypur në botë. Në një...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Udhëheqësi politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, është...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, vrau të paktën nëntë persona, gjashtë prej tyre...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për medie, tha se  dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin se kinse prodhueseve vendor...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe për disa vite të tjera. Askush nuk mund të...
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka qenë kritikë ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit të...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Janë arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët dyshohen se përdorën lëndë piroteknike para objektit të Bashkisë. Kështu bën me dije Policia...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.