×
  • Lajme
  • Lajme

    Policisë nuk i lejohet pranimi i ushqimit nga qytetarët, nuk ua mundëson ligji

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Janë bërë tri ditë që kur Policia e Kosovës është duke qëndruar në veri të vendit, përkatësisht në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Krejt kjo për të mbajtur rendin dhe sigurinë, për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat, shkruan FrontOnline.

    E, gjithë kjo situatë është shkaktuar pasi pala serbe është kundër këtij vendimi, ani pse një gjë të tillë e praktikojnë ata vet për kosovarët.

    Por, ajo që nxiti debat tek qytetarët e Kosovës ishte ushqimi i Policisë.

    Në media u publikuan disa fotografi e në të cilat shihet shujta që iu shërbehet atyre e që është pashtetë me një copë bukë dhe jogurt.

    Duke parë këtë shumë qytetarë u mobilizuan duke dërguar ushqim për Njësinë e Policisë e cila ende po qëndron në veri.

    Por, a ka të drejtë Policia e Kosovës, të furnizohet me ushqim nga qytetarët.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi për FrontOnline ka thënë se iniciativa e qytetarëve është e mirë, por se këtë Policia nuk e ka të lejuar ta pranojë.

    “Realisht ajo nuk lejohet në aspektin zyrtar për arsye se ata kanë menynë e vet edhe dinë se nga kush furnizohen edhe për këtë arsye nuk është mirë sepse nesër mundet me ndodhë, edhe përkundër vullnetit të mirë mundet me ndodhë diçka pa dëshirën e atij që e ka sjellë mundet me pas një problem edhe kështu që ne këto raste nuk lejohet dh4nia e ushqimit e siç është një aksion i tillë i organizuar sepse ka ndjeshmëri të lartë për shkak të sigurisë së operacionit”, ka deklaruar Ibishi.

    Ai, ka pasur edhe një apel për qytetarët e vendit.

    “Kështu që unë si njohës i sigurisë kisha apelu që përkundër vullnetit të mirë që furnizimi të jetë prej burimeve zyrtare prej nga Policia furnizohet me gjëra ushqimore por edhe me çështje të tjera logjistike”, është shprehur Ibishi.

    Ndërsa, në Policinë e Kosovës në një përgjigje për FrontOnline kanë thënë se ushqimi që u servohet zyrtarëve policor gjithmonë i kushtohet rëndësi e veçantë.

    Sipas tyre, përveç planifikimeve në aspektin e sigurisë, bëhen edhe planifikimet logjistike, përfshirë furnizimin me ushqim të zyrtarëve policorë nga kompanit e kontraktuara sipas procedurave te parapara ligjore, i kushtohet rëndësi e veçantë përmbajtjes, kualitetit, kalorisë dhe pakos së ushqimit, e cila planifikohet dhe realizohet varësisht prej natyrës së operacionit dhe mundësive për furnizim.

    Ndërsa, thonë se ushqimi pranohet vetëm nga kompanitë e kontraktuara dhe nga askush tjetër.

    “Kryesisht llojet me pakot ushqimore përcaktohen edhe sipas natyrës operacionale dhe rrethanave të cilat diktojnë furnizimin me pako ushqimore, përfshirë ushqimin për terren për punonjësit policorë, e cila realizohet vetëm nga kompanitë e kontraktuara dhe nga askush tjetër”, thuhet në përgjigjen e Policisë për FrontOnline.

    Policia e Kosovës, ende është duke qëndruar në veri për shkak që qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie, kur ka nisur të zbatohet masa e recirpocitetit.

    Policia e Kosovës ka dërguar për FrontOnline edhe disa fotografi të ushqimit që iu është dërguar zyrtarëve policor në veri/FrontOnline

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...
    Të tjera
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet për president shteti. Mbi...
    Lajme24 Prill 2024
    Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Vip23 Prill 2024
    Debati mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqit ka degraduar deri në kërcënime pas mbarimit të pjesës së parë të Prime. Meritoni i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.