×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon kampanjën vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Në kuadër të kampanjës vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore, që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje të Terre des Hommes sot me datën 5 nëntor 2019, në Prishtinë, ka organizuar tryezën që për qëllim ka pasur fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë edhe bashkësitë fetare.

    Pjesmarrës në këtë tryezë kanë qenë përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, si zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra e Avokatit të Popullit, ndërsa nga bashkësitë fetare prezentë kanë qenë zyrtarë nga kryesia e Bashkësisë Islame (BIK), zyrtarë nga kisha ortodokse serbe në Kosovë, si dhe organizatat joqeveritare Terre des Hommes dhe Caritas Kosova.

    Hapja e tryezës u bë nga Policia e Kosovës, duke paraqitur trendin e trafikimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ta parandaluar këtë dukuri, pastaj secili nga pjesmarrësit bëri një prezantim nga këndvështrimi i institucionit që përfaqësonte, duke e vlerësuar lart organizimin e tryezës dhe nevojën e domosdoshme për bashkëpunim. Tryeza ka vazhduar me prezantim të statistikave, zhvillimin e debatit dhe nxjerrjen e rekomandimeve.

    Gjatë kësaj tryeze u parashtrua nevoja dhe gatishmëria e secilit që të fuqizojë bashkëpunimin dhe të jenë pjesmarrës aktivë në të gjitha aktivitetet, si qendrore ashtu edhe lokale, në parandalimin e kësaj dukurie si një e keqe që rrezikon vendin tonë.

     

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Vizitën e tij në Komunën e Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vazhdoi duke i përcjellë nga afër punimet...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Emisari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas përfundimit të vizitës në Kosovë është lajmëruar me një...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Lindita i ka treguar Albës për një situatë të ‘sikletshme’ që i kishte ndodhur me Lumbardhin....
    Vip01 Dhjetor 2023
    Adri dhe Edona janë kapur me Azemin, pas kurthit që ai dhe Blerando ia thurën banorëve. Si Adri po ashtu edhe Edona,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Alby kanë treguar mbrëmë se kush nga banorët mendojnë se janë fallco. Teksa bisedonin,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Edona kanë debatuar ashpër mbrëmë. Blero ia ka ngritur zërin Edonës për shkak se...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë ka qenë një natë e gjatë për banorët, ku pas përfundimit të darkës së nominuarve, kanë pësuar edhe debate të shumta...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.