×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia tregon se ku u “avulluan” ditarët shkollorë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Gjashtë ditarë të Shkollës së Mesme të Muzikës “Lorenco Antoni”, në Prizren janë “avulluar” dje gjatë ditës. Ditarët dyshohet se janë marrë dhe asgjësuar nga dy nxënës të po kësaj shkolle, të cilët edhe janë shoqëruar në Polici për intervistim.

    Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë me dije se deri tash dy prej ditarëve janë gjetur në lumë.

    Togeri Shaban Osmanollaj i ka thënë Gazetës Express se ata janë njoftuar dje gjatë ditës për vjedhjen dhe asgjësimin e ditarëve. Deklaron se për këtë rast janë shoqëruar në Polici disa nxënës të kësaj shkolle.

    “Me datën 04.11.2019 rreth orës 12:20 jemi njoftuar se në shkollën e lartcekur janë vjedhur disa ditarë të shkollës. Patrulla policore i është  përgjigjur rastit, kanë kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle i cili i ka njoftuar se disa nxënës të kësaj shkolle nga salla e arsimtarëve kanë marrë dhe asgjësuar gjashtë ditarë të shkollës. Janë siguruar dhe kamerat e sigurisë te shkollës, ku gjatë analizimit të video-incizimeve, për momentin janë identifikuar dy të dyshuarit, nxënës”, ka thënë Osmanollaj.

    Osmanollaj ka treguar edhe për vendin ku janë gjetur ditarët. Sipas Policisë, nxënësit i kishin hedhur ditarët në lumë.

    “Njësitet relevante te policisë kane siguruar informacione për vendin e hedhjes se ditarëve shkollor, ku kanë arritur te gjejnë dy ( 2 ) ditarë shkollor ne lumë. Për te gjitha veprimet hetuesit policor kanë njoftuar Prokurorin ku i njëjti ka rekomanduar qe rasti te shkon në procedurë te rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në përgjigjet e Osmanollit.

    Asgjësimi i ditarëve, përkatësisht shkresave zyrtare dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Në bazë të Nenit 407 të Kodit Penal, dënimi për këtë vepër shkon deri në tre vjet.

    “Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme merr, fsheh, asgjëson, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e bën të papërdorshme vulën, regjistrin, shkresat apo dokumentet zyrtare që i përkasin ose janë në posedim të organit publik apo personit tjetër juridik i cili ushtron autorizime publike, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, parasheh Kodi Penal.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me bllokimin e 882 milionë eurove nga Plani...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një rast i dhunës më familje është raportuar në Klinë, ku dyshohet se vellai bashkë me gruan e tij ka rrahur motrën....
    Lajme20 Korrik 2025
    Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses,...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.