×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia tregon se a është FSK e involvuar në operacionin në veri

    FrontOnline
    21 Shtator 2021

    Derisa situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e njëjtë me dje dhe serbë të shumtë vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, Policia e Kosovës po kujdeset për rendin dhe sigurinë në këtë anë.

    Por mediat serbe kanë publikuar sot lajme propaganduese në të cilat tentonin të kyçnin Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Të njëjtit publikuan fotografi kinse në aksionin e veriut e përfshirë është edhe FSK-ja, gjë që del të jetë plotësisht e pavërtetë.

    E lidhur me këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës ku ndër të tjerash është theksuar se në këtë operacion janë të përfshira vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe se pretendimet e tilla janë spekulime të disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjencione tjera të sigurisë.

    “Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.Me qëllim të realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, në operacione të caktuara bëhen planifikimet e nevojshme operacionale, përfshirë planifikimet e burimeve njerëzore dhe ato logjistike, varësisht prej natyrës dhe nevojës operacionale”, u tha ndër të tjerash në reagimin e policisë.

    Gjithashtu u theksua se me qëllim të informimi të drejtë të publikut demanton edhe një herë shkrimet e portaleve serbe.

    “Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurisë janë të pavërteta.Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherit demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe”./FrontOnline

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.