Kronika

Policia tregon detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia tregon detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
09:38 | 14 Shkurt 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen e dy personave e cila ndodhi dje në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shtënë me arme zjarri ne drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin  e ngjarjes ku kanë konfiskuar një armë dhe katër gëzhoja.

Viktimat kanë pësuar  lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prishtinës.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera