[wp-story]

Lajme

Policia shpëton dy vëllezër në malin Sharr

Policia shpëton dy vëllezër në malin Sharr
13:00 | 20 Gusht 2019

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme dy persona të cilët ishin bllokuar në malin Sharr, janë shpëtuar nga pjesëtarët e policisë. MPB njofton se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më 19.08.2019 rreth orës 21:15 në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë është raportuar se E.H (31) dhe vëllai i tij S.H (25), të dy nga Shkupi, rreth orës 14:00, deri sa ishin duke u ngjitur me motoçikleta drejt majës së Titos në malin Sharr ndërsa po planifikonin të arrinin në Strezimir, kanë ngecur në mal ndërsa edhe motoçikletat kanë pesuar defekte. Personit E.H i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë pas raportimit, pjesëtarët e policisë nga Stacioni i Policisë Kufitare “Mazdraça” dhe nga Sektori i Brendshëm i Tetovës, të ndarë në disa grupe, filluan kontrollimin e zonës, dhe rreth orës 1 të mëngjesit personat janë gjetur në afërsi të liqenit të Bogovinës. Personat janë transferuar në Spitalin e Tetovës për ndihmë mjekësore ndërsa menjëherë pas kësaj personat janë dërguar në shtëpitë e tyre.”- informojnë nga MPB./FrontOnline/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera