Kronika

Policia po e heton sulmin ndaj Buzhalës

Policia po e heton sulmin ndaj Buzhalës
12:15 | 23 Mars 2020

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin ndaj kanosje së gazetarit, Berat Buzhala, raporton Front Online.

Në raport thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

“KANOSJE

Prishtinë) 21.03.2020 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar (gazetar) ka informuar, se është kanosur nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore” thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa dje përmes rrjetin social “Facebook”. ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe U.D I Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të zbardhet sa më parë.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera