×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia për vrasjen në Mitrovicë: Asnjë zyrtarë policor nuk i ka parapri veprës në Mitrovicë, vetëm ishte afër të dyshuarit

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Policia e Kosovës, ka dalë me një sqarim për media në lidhje me raportimet rreth vrasjes së rëndë që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

    Nga PK, thonë se raportimet ku potencohet se disa zyrtarë policor të kenë qenë të përfshirë në rastin Vrasje e rëndë Mitrovicë, nuk qëndrojnë, dhe sipas tyre, veprës nuk i ka parapri asnjë rrethanë që ndërlidhet me ndonjë zyrtar policor.

    “Policia e Kosovës reagon ndaj këtyre shkrimeve duke sqaruar se: në rastin e veprës penale Vrasje e rëndë të ndodhur sot në Mitrovicë, ku ishin të përfshirë katër persona civil, veprës penale nuk i ka parapri asnjë rrethanë qe ndërlidhet me ndonjë zyrtar policor”, thuhet në njoftim.

    Ata tutje, kanë deklaruar se një zyrtar policor është intervistuar pasi që, në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ai ishte afër të dyshuarit dhe ishte jashtë detyrës zyrtare.

    “Nga hetimet e deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke çasti ndërmjet të dyshuarit dhe viktimave të rastit. Ndërsa, në mesin e dëshmitarëve është intervistuar edhe një zyrtar policor i cili në kohen e ngjarjes ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ndodhej afër personit të dyshuar”, thuhet në këtë komunikatë.

    Dje në Mitrovicë, ka mbetur i vdekur një person derisa dy të tjerë janë plagosur, nga një mosmarrëveshje në tregun e gjelbërt.

    Dje është raportuar se biznesmeni i njohur Shefki Asllani, është i dyshuari për vrasjen e 27 vjeçarit me inicialet V.F.

    Viktima kishte ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H.,...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Të tjera
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është...
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...
    Lajme19 Prill 2024
    Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.