×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia parandalon një vetëvrasje në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Policia e Kosovës në Fushë Kosovës ka gjetur gjatë ditës së sotme në një banesë në Fushë Kosovë një grua e cila ka qenë në prag që të kryejë vetëvrasje.

    Informatën Policia e ka marrë nga një burrë i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dy ditë që nuk po lajmërohet në telefon dhe as nuk po e hapë derën e banesës.

    “Në Fushë Kosovë, një person mashkull ka lajmëruar Policinë e Kosovës se gruaja e tij qe dy ditë nuk lajmërohet në telefon dhe nuk e hapë as derën e banesës. Policia menjëherë ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes dhe me asistencë edhe nga njësiti i zjarrfikësve kanë arrit të qasen në lokacion (banesë), ku me atë rast kanë hasur me personin e gjinisë femërore, e cila mbante një copë xhami në dorë, dhe e njëjta poashtu ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet ajo do të bëjë vetëvrasje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për portalin rtv21.

    Ndërkaq, sipas Hoxhës, zyrtari policor, “falë shkathtësive të tij profesionale ka arrit të parandalojë më të keqen duke ia hequr copëzën e xhamit nga dora, megjithëse gjatë këtij intervenimi zyrtari policor ka marrë disa lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim te menjëhershëm mjekësor”.

    Hoxha ka deklaruar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe njësitet kompetente policore janë proces të marrjes së të gjitha masave operative dhe hetimore lidhur me këtë rast./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika21 Janar 2025
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vjedhjen e një BMW X5 në Kaçanik. I...
    Kronika21 Janar 2025
    Prokuroria në Prizren ka njoftuar se dje është arrestuar një person i dyshuar për “Kanosje” në pikën kufitare në Merdar. Ai dyshohet...
    Kronika20 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje dje në Gjilan Sipas policisë, të dyshuarit, me inicialet  E.D. dhe A.I., kanë grabitur ...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Në njoftimin e Institutit Hidrometeoroligjik të...
    Vip22 Janar 2025
    Stresi ka ndarë me Xuxin mendimin e tij për komunitetin LGBT dhe deklarimin e Vullnetin për orientimin e tij seksual. Stresi u...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në Turqi. Raportohet se tërmeti ndodhi në detin Egje, 6 kilometra larg brigjeve të rrethit...
    Vip21 Janar 2025
    Stresi ka vazhduar ngacmimet ndaj Xhenetës teksa ia përmendi ish-konkurrentin, Gjestin. Ai u shpreh se po të ishte në vendin e saj...
    Sport21 Janar 2025
    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve në xhiron e shtatë. Barcelona ka arritur të shënojë fitore spektakolare me përmbyjsje...
    Vip21 Janar 2025
    Driloni është shprehur se është në siklet me ardhjen e Bay T në shtëpi. Ai u shpreh se është situatë e pakëndshme...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.