Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëmë për kapjen e dy burrave.
Shtetasit e Shqipërisë, Ismail Dishuka dhe Emanuel Shkodra, dyshohen për vepren penale “Vjedhje e rëndë’’.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e organeve të rendit.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.