×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Ferizaj: Do të ketë kontrolle të jashtëzakonshme të gjendjes teknike të autobusëve

    FrontOnline
    28 Korrik 2021

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, pas aksidentit tragjik që ndodhi me datën 25.07.2021 në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova dhe disa të tjerë u lënduan rëndë dhe lehtë, sot policia i ftoi në një takim, kompanitë e transportit publik të udhëtarëve nga rajoni i Ferizajt.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia e Ferizajt, në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në komunikacion, e cila është vlerësuar të jetë e mbingarkuar nga qarkullimi i automjeteve në rrugë, ndërkaq është paraqitur nevoja që urgjent të merren masa, të nevojshme nga përgjegjësit e kompanive të transportit publik të udhëtarëve, me theks të veçantë , transportit ndërkombëtar për të shtuar kujdesin e tyre.

    Nga policia, janë dhënë rekomandime, që kompanitë e transportit publik të udhëtarëve, të sigurohen se, a kanë caktuar drejtues ( shoferë) të autobusëve me përvojë, të sigurohen se këta shoferë, a janë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar edhe në certifikatat e tyre mjekësore, siç është përcaktuar me ligj, të sigurohen gjithashtu se, a janë duke i respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, edhe sa i përket kohëzgjatjes së drejtimit të autobusit dhe a janë prezent edhe ndihmës shoferët, gjatë transportit në linjat ndërkombëtare, si dhe masat tjera mbi gjendjen teknike të këtyre automjeteve.

    Në fund të këtij takimi u dakorduan që të mbahet edhe një takim tjetër gjatë javës edhe me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore nga fusha e transportit.

    Policia kujtoi, se pas këtyre sugjerimeve dhe rekomandimeve, që ju dhanë përfaqësuesve të këtyre kompanive , do të marrë të gjitha masat e nevojshme, ku do të bëjë kontrolle të jashtëzakonshme të tyre, si për shoferët, ashtu edhe për gjendjen teknike të autobusëve dhe për ç’do parregullsi do të marrë masat adekuate sipas ligjit të komunikacionit rrugor, krejt kjo me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja vjen pas zbulimeve të rasteve të...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...
    Lajme25 Prill 2024
    Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.