×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia ndalon 17 persona për mosrespektim të vendimit të qeverisë, njëri përfundon prapa grilave

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kosovarët vazhdojnë të mos i respektojnë vendimet e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit

    Pavarësisht se me vendimin e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit, lëvizja pras orës 22:30 është e ndaluar, po ashtu edhe ahengjet e ndryshme janë të ndaluara, kosovarët nuk i respektojnë këto vendime.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, 17 persona fillimisht janë arrestuar dhe më pas janë liruar me procedurë të rregullt mirëpo, vetëm një person është dërguar në mbajtje.

    Më poshtë ju sjellim në detaje të gjitha rastet e veprës “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, të cilat Policia e Kosovës i ka cilësuar si incidente kriminale:

    Kamenicë 16.08.2020 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që njësiti policor në lokalin e tij  kishte vërejtur prezencën e shumë personave të cilët nuk kanë qenë duke e mbajtur distancën sociale dhe nuk kanë respektuar vendimin  e Qeverisë lidhur me virusin Covid-19. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

    Ferizaj 16.08.2020 – 21:00. Ndaj të dyshuarit  mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin  e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

    Prizren 17.08.2020-01:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar  vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

    Prizren 17.08.2020-02:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar  vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

    Suharekë 17.08.2020-01:30. Raportohet se është iniciuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore  gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

    Suharekë 17.08.2020-21:20. Raportohet se është iniciuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore  gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur fushën sportive të mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

    Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet  policore kanë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet  policore kanë ndaluar katër të dyshuar (dy femra dhe dy meshkuj) kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Pejë 16.08.2020-22:30. Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu janë takuar rreth 15 të pranishëm të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.

    Pejë 17.08.2020-21:35. Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte organizuar një shfaqje në kundërshtim me dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, në të cilën ishin tubuar disa persona. Të gjithë personat janë shpërndarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Rahovec 17.08.2020-23:50. Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu janë hasur disa persona të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të gjithë personat janë shpërndarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Skenderaj 16.08.2020-22:38. Njësitë policore së bashku me inspektorët komunal gjatë kryerjes së detyrave kanë hasur në një lokal të hapur, pronari i të cilit nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit  dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, kurse nga inspektorët është mbyllur lokali.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Kronika08 Dhjetor 2023
    Policia ka arrestuar dje një person në Pejë. Krejt kjo pasi i njëjti i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese një policit...
    Kronika08 Dhjetor 2023
    I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në Pejë, më saktë në rrugën Mbretëresha Teutë, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë...
    Kronika08 Dhjetor 2023
    Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Lipjan, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën “mundësim apo detyrim në prostitucion...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.