Tenderët

Policia me kontratë gati gjysmë milion € për ndërtimin e një garazhde në kampin në Vrellë

Policia me kontratë gati gjysmë milion € për ndërtimin e një garazhde në kampin në Vrellë
09:57 | 19 Dhjetor 2022

Rreth gjysmë milion euro.

Kaq është shuma që ka planifikuar të japë për ndërtimin e një garazhde në kampin në Vrellë, që e përdor tash e sa kohë për nevojat e veta, Policia e Kosovës.

Ajo ka rekomanduar për tender kompaninë, Euroing. Kontrata mes palëve pritet të nënshkruhet pas pak ditësh.

Kompania e përzgjedhur është më e lira në mesin e krejt kompanive që aplikuan për këtë aktivitet prokurimi.

Ajo ofertoi me 483 mijë euro. Ndërkohë të gjitha ofertat tjera konkurruese e kalonin shifrën prej 500 mijë sosh.

Kampi “Vrella” përdoret nga Policia e Kosovës për ushtrimin e pjesëtarëve të saj.

Pak muaj më parë, aty u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).

Edoni largohet nga Big Brother VIP Kosova

Të tjera