[wp-story]

Lajme

Policia mban ligjërata në shkolla, për rregullat e trafikut

Policia mban ligjërata në shkolla, për rregullat e trafikut
16:10 | 17 Shtator 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar aktivitetet policore në edukimin e nxënësve për rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Policia e Kosovës përveç prezencës së shtuar në afërsi të shkollave, ka vazhduar me fazën e dytë të aktiviteteve që ka të bëjë me realizimin e ligjëratave në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, me qëllim ofrimin e njohurive themelore mbi rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, në kuadër të këtij muaji, ka planifikuar që të ligjëroj mbi rregullat e trafikut rrugor në gjithsejtë 159 shkolla në mbarë vendin, duke përfshirë të gjitha komunitetet, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës përveç ligjëratave, në fazën e radhës do të realizojë edhe demonstrimin praktik në teren nën mbikëqyrje të policisë së trafikut dhe njësive tjera relevante.

“Për realizimin e këtyre aktiviteteve falënderojmë nxënësit për pjesëmarrje, po ashtu falënderojmë për mbështetje institucionet relevante në nivel lokal dhe qendror”, thuhet në njoftim

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera